I akuzuar për vrasjen e një shqiptari në Sekalik, arrestohet në Greqi me qëllim ekstradimi 26-vjeçari (EMRI)

Kosovë&Rajon

I akuzuar për vrasjen e një shqiptari në Sekalik, arrestohet

26-vjeçari shqiptar Romarjo Tahiraj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një bashkatdhetari në Selanik në vitin 2020, është arrestuar në Greqi me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se arrestimi i 26-vjeçarit të lindur në Korçë u realizua në kuadër të operacionit të koduar ‘The Wanted’, në bashkëpunim me Interpol Athinën.

Sipas hetimeve, i riu dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Orgel Xhambazi dhe Medi Ganolli, ka vrarë bashkëkombasin e tij Spartak Dervishin, pasi fillimisht e kanë dhunuar dhe më pas e kanë goditur me thikë.

Kallëzimi për vrasjen u bë nga familjarët e viktimës në Korçë. Në vitin 2021, Gjykata e Korçës i kishte caktuar 26-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Pas arrestimit të tij në Greqi, autoritetet shqiptare dhe ato greke vijojnë procedurat për ekstradimin e të dyshuarit në Shqipëri, ku do të përballet me drejtësinë.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit / Vijon intensivisht bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, i dyshuar për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Selanik, në vitin 2020, kapet në Greqi 26-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet homologëve të Drejtorisë së Interpolit dhe Interpol Athinës, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u arrestua provizorisht në Greqi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, R. T., 26 vjeç, i lindur në Korçë.

Në vitin 2021, Gjykata e Korçës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se në vitin 2020, në Selanik, shtetasi R. T., në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, kanë vrarë shtetasin shqiptar S. D., të cilin fillimisht e kanë dhunuar dhe më pas e kanë goditur me mjete prerëse.

Familjarët e viktimës kanë bërë kallëzim në Korçë për ngjarjen e ndodhur në Selanik dhe veprimet janë koordinuar me autoritetet greke.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 26-vjeçarit në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion