Detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur përplot me para në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi!

Politikë

Detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur përplot me para në

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore e SPAK për vilën në Dhërmi, që dyshohet se i përket ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në materialet hetimore ndodhet edhe një fotografi ku shfaqet një kuti  e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe.

Fotografia është dërguar më 17 korrik 2021 dhe është gjetur në telefonin e Lavdrim Smones, bashkëshortit të gruas që kryente pastrimet në banesën e Ballukut në Tiranë.

Bashkëshorti i sanitares, së bashku me gruan dhe vajzën e tij, udhëtonin herë pas here drejt Dhërmiut për të kryer pastrimet në vilë. Transporti i tyre organizohej në disa raste nga shoferi personal i Ballukut.

Sipas dosjes, arredimi dhe investimet në pronë ishin bërë sipas preferencave të ish-zëvendëskryeministres. Ndërkohë, të dhënat e telefonisë celulare tregojnë se Balluku e kishte përdorur vazhdimisht vilën që prej vitit 2019.

Prona, me sipërfaqe 103 metra katrorë dhe truall prej të paktën 300 metrash katrorë, është sekuestruar me vendim gjykate.

Dosja e SPAK përfshin gjithsej 31 të pandehur, mes tyre pesë ndërtues dhe dy firma private. Në listën e personave të marrë të pandehur janë Arbër Abazi, Pandeli Carapuli, Paqsor Buzi, Artan Sako dhe Ramë Geci.

Një tjetër pjesë e rëndësishme e hetimit lidhet me tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, ku mbi 10 persona janë marrë të pandehur. Krahas akuzave për shkeljen e barazisë në tendera, hetimet përfshijnë edhe shpërdorimin e detyrës. Mes tyre është edhe ish-sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion