Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren 78 vjeçe (EMRI)

Aktualitet

ambulance_sd.webp
Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes “Punëtori” në Gjirokastër.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Toyota”, i cili po lëvizte në aksin Zona Muzeale-Ura e Lumit, ka përplasur këmbësoren Violeta Selfo, 78 vjeçe, e cila po kalonte rrugën.

E moshuara është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion