E rrallë në Fier, 69-vjeçarja del nga spitali ditën e ditëlindjes, mjekët kryejnë ndërhyrjen e vështirë në aortë

Aktualitet

E rrallë në Fier, 69-vjeçarja del nga spitali ditën e
Një ndërhyrje e vështirë në zemër i shpëtoi jetën, 69-vjeçares Vjollca Xhafa nga Kavaja. Për herë të parë në një spital publik, kirurget e Memorialit në Fier realizuan vendosjen e endoprotezës në aortë.

 "Çau shtresat e aortës. Kemi bërë të mundur endoplantimin e protezës së aortës për herë të parë në një spital publik në Shqipëri. Vendosja e endoprotezës bën që të kemi qarkullim të rregullt të gjakut, pa anomali të tjera”, tha shefi i Shërbimit të Hemodinamikës, Ndriçim Kallashi.

Në sallën e operacionit kanë marrë pjesë 10 mjekë shqiptarë dhe turq, mes tyre specialistë të kardiologjisë dhe hemodinamikës.

“Duke qenë se ishte ndërhyrja e parë në sistemin publik shqiptar, jemi shumë të kënaqur që çdo gjë shkoi siç donim”, tha një prej tyre.
Riparimi endovaskular i aortës torakale (TEVAR) ose abdominale (EVAR) është një teknikë moderne që konsiston në vendosjen e endoprotezes nga brenda aortës duke lënë jashtë funksionit pjesën e dëmtuar të saj. Kjo ndërhyrje minimalisht invazive ka efikasitet më te lartë se operacionin klasik (me hapje) dhe mundëson rikuperim më të shpejtë të pacientit.

Për familjen Xhafa, lajmi i mirë vjen në një ditë të shënuar, ditëlindjen e 69-të të Vjollcës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion