Dy javë në shesh, protesta e studentëve hyn në ditën e 15-të, kërkesat e tyre mbeten të pandryshuara

Protesta e studentëve vazhdon dhe ditën e sotme në ditën e saj të 15-të. Protesta pritet të fillojë në orën 10:00, me mbledhjen dhe marshimin e zakonshëm drejt Ministrisë së Arsimit.
Pedagogët do t’i bashkohen revoltës studentore në të njëjtin orar të planifikuar. Stafi i akademikëve dhe studentët nuk pranojnë ftesën e përhershme për ulje në tryezë dhe dialog, por këmbëngulin në kërkesën e tyre primare, dorëheqjen e Edi Ramës.
Ashtu si në ditët e tjera pritet të marrin pjesë dhe qytetarë të zakonshëm dhe aktivistë të shoqërisë civile.
Pavarësisht kushteve të motit dhe përpjekjeve të herëpashershme institucionale për të ulur palët në tryezën e dialogut, studentët duken më të vendosur se kurrë në kërkesat e tyre për ndryshime rrënjësore në sistemin arsimor.
Me heret, kryeministri Rama ftoi serish studentet per dialog.


