"DORËHEQJE!"/ Studentët refuzojnë dialogun e Ramës, kjo është përgjigja e tyre sa herë marrin 'ftesën' nga kryeministri

Në një atmosferë të tensionuar dhe me thirrje të qarta, protesta e të rinjve ka sjellë veprime simbolike të drejtpërdrejta.
Në pamjet afër Kryeministrisë, protestuesit shihen duke spërkatur me bojë të kuqe fjalën "DORËHEQJE" drejtpërdrejt mbi sofër, ndërkohë që pranë saj është vendosur edhe një tabelë me mbishkrimin ironik "DIALOG?!".
Ky veprim simbolik pasqyron një qëndrim të prerë të pjesëmarrësve, të cilët duket se hedhin poshtë çdo ftesë për dialog, duke e vënë theksin te kërkesa e tyre kryesore për dorëheqje.
Veprimet e tyre artistike dhe protestuese në hapësirën publike kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe opinionit publik, duke dëshmuar një pakënaqësi të thellë që kërkon përgjigje të menjëhershme.


