Gjendet ar'më me fishekë në automjet, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, çfarë zbuloi policia për familjarët e tij

Aktualitet

Gjendet ar'më me fishekë në automjet, arrestohet
Një 20-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia gjithashtu bën me dije se janë proceduar penalisht edhe dy familjarë të të riut.

Arrestimi i të riut erdhi pasi ai u kap duke qarkulluar në automjet me armë dhe municion luftarak. I riu u ndalua nga policia në rrugën “Kastriotët” për kontroll dhe më pas iu zbulua arma dhe municioni ushtarak të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material.

Dy familjarët e të riut u proceduan pasi gjatë kontrollit të banesës kundërshtuan punonjësit e policisë.

“Tiranë/ Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Procedohen penalisht 2 familjarët e 20-vjeçarit, pasi kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë kontrollit të banesës. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara,   në rrugën “Kastriotët” kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin udhëtonte shtetasi S. D, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë, shtetasit A. D, 51 vjeç, dhe L. D, 23 vjeç, (familjarë të 20-vjeçarit), u proceduan në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit të banesës kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për të penguar kryerjen e kontrollit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion