Zyrtari iranian: Ngushtica e Hormuzit do të rihapet në mënyrë të kontrolluar të enjten ose të premten

“Irani mund ta rihapë Ngushticën e Hormuzit të enjten ose të premten, përpara takimit midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në Pakistan, nëse arrihet një marrëveshje armëpushimi”, tha një zyrtar i lartë iranian për Reuters.
Për më tepër, zyrtari iranian tha se rihapja e Ngushticës do të bëhet në koordinim me ushtrinë iraniane.
Ai theksoi: “Armëpushimi është ende i brishtë. Ne preferojmë një paqe të qëndrueshme. Irani nuk do të hezitojë të kthehet në luftë nëse Shtetet e Bashkuara zgjedhin të ndjekin të njëjtën rrugë.”
Kujtohet se, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Shtetet e Bashkuara, Teherani u zotua të lejojë kalimin e sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.


