Zjarri prej ditësh në Turqi, Bashkimi Europian i vjen në ndihmë
Lajmifundit
/
2 Gusht 2021, 13:51
Bota

Turqia prej ditësh po digjet, ku për pasojë kanë ndërruar jetë 8 persona. Sipas mediave turke, ka mbërritur ndihma nga BE, pasi shteti po kërkonte ndihmë për ndërhyrje nga ajri. Ditë më parë, ka qenë Kroacia dhe Spanja që i ka ardhur në ndihmë Turqisë, por kjo nuk ka mjaftuar pasi janë plot 112 vatra zjarri që kanë pushtuar vendin.
Vendet më problematike janë në brigjet e Mesdheut dhe Egjeut, duke shtyrë edhe evakuimin e turistëve nga hotelet.

Me zjarrin po përballet Sardenja në Itali, Greqia, Shqipëria dhe Kosova.

