Tragjedi në Greqi, shpërthen bombola në një banesë, 2 të vdekur
Lajmifundit
/
2 Gusht 2021, 13:46
Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Mediat vendase shkruajnë se një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë dhe për pasojë kanë vdekur 2 persona. Sipas mediave, flakët i morën jetën gjyshes që ndodhej në banesë, ndërsa nipi i saj gjeti vdekjen nga veprimi që bëri për ti shpëtuar zjarrit.
Policia ka njoftuar se viktimë ka mbetur edhe një 35-vjeçar, nipi i të moshuarës, i cili është hedhur nga kati i katërt, por gjeti vdekjen.


