Zjarr në kodrat e fshatit Palokastër në Gjirokastër, digjen kullotat në zonë. Flakët po përhapen me shpejtësi
Lajmifundit
/
2 Gusht 2021, 13:41
Aktualitet

Zjarr në kodrat e fshatit Palokastër në Bashkinë e Gjirokastrës. Zjarri po djeg kullota në këtë zonë dhe po përhapet me shpejtësi në drejtimin verior.
Në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse të PMNZSH Gjirokastër. Situata vlerësohet tejet kritike pasi flakët favorizohen nga temperaturat e larta që shënojnë 42 gradë.
