Zjarr në një anije mallrash në Oqeanin Indian, 40 kontejnerë bien në ujë

Bota

Zjarr në një anije mallrash në Oqeanin Indian, 40 kontejnerë

Një zjarr ka shpërthyer në bordin e anijes së mallrave Wan Hai 503, me flamur të Singaporit dhe me destinacion qytetin Mumbai, rreth 140 kilometra larg brigjeve të shtetit jugor indian Kerala.

Në anije kanë ndodhur disa shpërthime dhe vatra zjarri, të cilat kanë shkaktuar rrëzimin e 40 kontejnerëve në Detin Arabik, në pjesën veriore të Oqeanit Indian.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se 18 nga 22 anëtarët e ekuipazhit janë detyruar të hidhen në det për t’i shpëtuar flakëve dhe janë shpëtuar nga forcat e emergjencës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion