Zhduket 18-vjeçarja pakistaneze pasi e martuan pa dëshirë, policia italiane: Është vrarë nga prindërit e saj

Një 18-vjeçare ka rezultuar e humbur prej ditësh dhe policia italiane ka detaje të frikshme për këtë ngjarje. Mësohet se e reja, pakistaneze, sipas familjes së saj mund të ketë shkuar në Belgjikë, por policia ka një pistë tjetër.
Dyshimet kryesore janë vrasja nga familja e saj. Sipas policisë, familja e vajzës dëshironte që ajo të shkonte në Pakistan, pasi atje e kishin gjetur një djalë për t’u martuar. Autoritetet thonë se një kushëri i saj është arrestuar në Francë, xhaxhai i vajzës dhe një kushëri tjetër rezultojnë të zhdukur, ndërsa prindërit e saj, kanë udhëtuar në Pakistan.
Prokurorët janë të bindur, që vajza është vrarë prej tyre, por deri më tani, nuk kanë gjetur asnjë provë që e vërteton atë, madje as trupin e vajzës. Por një detaj i bërë publik së fundmi, ka ‘fundosur’ pretendimet e familjeve. Në një video të fiksuar nga kamera e sigurisë, shihet familjarë të vajzës me lopata, e duke ecur mes një turme me një çantë blu. Hetimet janë ende duke vijuar, e pritet që shpejt të zbardhet e gjithë dinamika e ngjarjes së rëndë.


