Aksidentoi një makinë ku për pasojë u plagos pasagjerja, pranga 29-vjeçarit
Lajmifundit
/
11 June 2021, 08:58
Aktualitet

Policia e Tiranës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka vënë në pranga një 29-vjeçar, pasi ka aksidentuar një taksi dhe për pasojë është dëmtuar pasagjerja. Sipas policisë, shtetasi F.Rr pas ngjarjes është larguar nga vendi. Mësohet se gjendja e pasagjerës së plagosur është nën kontroll, jashtë rrezikut për jetën.
“F. Rr., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje mjetin taksi me drejtues I. M. Si pasojë është dëmtuar pasagjeria në mjetin taksi shtetasja E. A., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.


