As vaksina anti- Covid nuk i bëri punë, infektohen dy persona në kroçeren amerikane
Lajmifundit
/
11 June 2021, 09:02
Bota

Cellebrity Millenium, kroçera e parë e madhe në Amerikën e Veriut që ka rifilluar gjatë pandemisë udhëtimet e pushimit me pasagjerë në bord merr lajmin e keq pasi vaksinoi të gjithë stafin me vaksinën anti- Covid-19. Mësohet se dy prej stafit të punëtorëve, pavarësisht vaksinimit, kanë kryer tamponin pas disa shqetësimeve dhe kanë rezultuar pozitivë.
Mësohet se të dy ata janë izoluar, larg kroçeres. Mësohet se kroçerja në fjalë ka 500 udhëtarë me vete, 95% prej tyre të vaksinuar plotësisht kurse fëmijët mjaftohen të tregojnë një test negative ndaj COVID-19.


