Zgjedhjet në Francë, e majta në epërsi, por s`ka numrin e votave për të qeverisur

Fronti i Ri Popullor (NFP), një aleancë e krahut të majtë e krijuar në minutën e fundit për të luftuar ne zgjedhje, duket se ka fituar shumicën e vendeve. Por nuk ka një shumicë absolute.
Kjo do të thotë se ende nuk është e qartë se kush do ta drejtojë Francën, pasi nevojitet nje ekuiliber i pushtetit ne lidhje me numrin e votave vendimarrese.
Shumë do të varet nga ekuilibri i fuqisë brenda PFP. Grupet përbërëse të saj variojnë nga socialdemokratët deri te antikapitalistët e fortë.
Sipas BBC, disa socialistë të moderuar mund të tundohen të heqin dorë dhe t'i bashkohen grupit të Macron për të formuar një qeveri të qendrës së majtë.
Nëse asnjë shumicë nuk mund të krijohet së bashku, atëherë Presidenti Macron mund t'i kërkojë partisë më të madhe të udhëheqë një qeveri të pakicës.
Përndryshe, ai mund të emërojë një qeveri teknike, por e cila nuk ka gjasa të mbijetojë për një kohë të gjatë.
Paqëndrueshmëria mund të pasojë, veçanërisht pasi presidenti nuk mund të thërrasë zgjedhje të reja parlamentare për një vit tjetër.


