‘Karamele’ në mes të bulevardit kryesor në Durrës, zbulohet arsyeja e veçantë pse është vendosur para godinës së bashkisë

Aktualitet

‘Karamele’ në mes të bulevardit kryesor në

Një instalacion arti urban është vendosur sot përpara Bashkisë së Durrësit, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe kalimtarëve.

Skulptura urbane, e realizuar në stilin pop-art, paraqet një karamele gjigante me shkëlqim metalik të kaltër, të vendosur mbi një bazament graniti.

Në qendër të saj është stampuar stema zyrtare e Bashkisë së Durrësit, ndërsa simbolika e përdorur ka ngjallur kureshtje dhe diskutime mes qytetarëve.

Kalimtarët kanë hedhur edhe sugjerime për objekte të tjera që mund të lidhen me problematikat e qytetit, duke e kthyer instalacionin në një pikë diskutimi.

Ndërkohë, nga Bashkia e Durrësit nuk ka ende një njoftim zyrtar mbi autorësinë e veprës apo mesazhin që përcjell instalacioni.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion