Humb jetën turistja 8 vjecare e përplasur nga makina tek Gjiri i Lalzit, shoferi sapo kishte marrë patentën

Aktualitet

Humb jetën turistja 8 vjecare e përplasur nga makina tek Gjiri i

Ka ndërruar jetë në spital vajza 8 vjeçe nga Sllovakia, e cila u përplas në Gjirin e Lalësit nga një 18-vjeçar që drejtonte një Audi.

Policia bën me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit. Drejtuesi i mjetit ishte shtetasi G. Gj., 18 vjeç, i cili ka përplasur minorene S. S., nga Sllovakia.

Humb jetën turistja 8 vjecare e përplasur nga makina tek Gjiri i

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion