Zbulohet rrjeti i pedofilëve në Gjermani, arrestohen 4 persona

Bota

Zbulohet rrjeti i pedofilëve në Gjermani, arrestohen 4 persona

Anti-Krimi Gjerman ka zbuluar një rrjet ndërkombëtar të materialeve pornografie të fëmijëve në Darkent, të quajtur Boystown, “Qyteti i Djemve”.

Hetimet e kryera në bashkëpunim me organe të tjera kombëtare çuan në identifikimin e rrjetit që ekziston që nga qershori i 2019 dhe ka rreth 400 mijë ndjekës. Platforma ishte e arritshme vetëm përmes “Darkweb”, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohë arrestimet erdhën si rezultat i hetimeve disa mujore ndërkombëtare, me një Task-Forcë të iniciuar nga Gjermania dhe e koordinuar nga Interpol me Holandën, Suedinë, Australinë , SHBA dhe Kanadanë.

Prokuroria e Frankfurt dhe Policia Federale Kriminale thanë se prej të dyshuarve, tre administratorët gjermanë dhe një përdorues gjerman u arrestuan, ndërkohë nga mesi i prillit disa ndërtesa u bastisë.

Ky rrjet është konsideruar nga autoritetet si një nga “platformat më të mëdha të pornografisë së fëmijëve në botë”. Nëpërmjet platformës Darknet shkëmbeheshin imazhe të fëmijëve dhe foshnjave nga e gjithë botë.

Gjithashtu Prokurorët kanë deklaruar se janë gjetur imazhe që kanë identifikojnë abuzime seksuale të fëmijëve të vegjël, midis.

Sakaq tre të dyshuarit kryesor janë një 40-vjeçar nga Paderborn, një 49-vjeçar nga Monako dhe një 58-vjeçar nga veriu i vendit i cili për disa vite kishte jetuar në Paraguai.

Ndërkohë një i dyshuar i katërt , mendohet se është një 64-vjeçar nga Hamburgu , i cili akuzohet si një nga përdoruesit më aktivë. Gjermania ka kërkuar ekstradimin e të arrestuarve në Paraguai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion