Zbulohet emaili i Pentagonit/ SHBA plan të përjashtojë Spanjën nga NATO pas përçarjes për Iranin

Bota

Zbulohet emaili i Pentagonit/ SHBA plan të përjashtojë

Nje email i brendshëm i Pentagonit përshkruan opsionet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndëshkojnë aleatët e NATO-s që i konsideron të dështuar në mbështetjen e operacioneve amerikane në luftën me Iranin, raporton Reuters.

Sipas një zyrtari amerikan që foli për Reuters në kushte anonimiteti, ndër opsionet e diskutuara përfshihet edhe pezullimi i pjesëmarrjes së Spanjës në NATO, si dhe rishikimi i qëndrimit amerikan ndaj pretendimeve të Mbretërisë së Bashkuar mbi ishujt Falkland.

Dokumenti shpreh zhgënjim për atë që cilësohet si mungesë gatishmërie nga disa aleatë për t’i dhënë SHBA-së akses, të drejta bazash dhe fluturime mbi territor, të cilat konsiderohen “parakusht kyç për NATO-n”. Sipas zyrtarit, këto opsione po qarkullojnë në nivele të larta brenda Pentagonit.

Një nga propozimet përfshin largimin e vendeve “problematike” nga poste të rëndësishme brenda NATO-s.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër aleatët për mosdërgimin e forcave detare për të ndihmuar në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, që u mbyll për lundrimin ndërkombëtar pas nisjes së luftës më 28 shkurt. Ai ka lënë të kuptohet gjithashtu se po shqyrton mundësinë e tërheqjes së SHBA-së nga NATO, edhe pse emaili nuk rekomandon një hap të tillë dhe as mbylljen e bazave amerikane në Evropë.

I pyetur në lidhje me emailin, zëdhënësi i Pentagonit, Kingsley Wilson, tha: “Siç e ka thënë Presidenti Trump, pavarësisht gjithçkaje që Shtetet e Bashkuara kanë bërë për aleatët e tyre në NATO, ata nuk kanë qëndruar pranë nesh. Departamenti i Mbrojtjes do të sigurojë që presidenti të ketë mundësi të besueshme në mënyrë që aleatët të mos jenë më ‘tigra letre’, por të bëjnë detyrën e tyre. Nuk kemi komente të mëtejshme mbi diskutimet e brendshme mbi këtë çështje”, shtoi ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion