Donald Trump ndryshon qëndrim, Italia nuk do ta zëvendësojë Iranin në Botëror: Kam çështje të tjera në mendje

Bota

Donald Trump ndryshon qëndrim, Italia nuk do ta zëvendësojë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka minimizuar zërat mbi një zëvendësim të mundshëm të Iranit me Italinë në Botërorin e 2026-ës.

“Nuk po mendoj shumë për këtë çështje”, u shpreh Trump, i pyetur mbi hipotezën e ngritur nga i dërguari i tij special, Paolo Zampolli, sipas raportimeve të Financial Times.

Nga ana tjetër, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, theksoi se nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar nga SHBA që t’i ndalojë Iranit pjesëmarrjen në turne. “Asnjë komunikim nga SHBA nuk u ka thënë atyre se nuk mund të vijnë”, deklaroi Rubio, duke shtuar se nuk e di origjinën e këtij lajmi.

Megjithatë, Rubio nënvizoi se, ndonëse sportistët janë të mirëpritur, SHBA nuk dëshiron praninë e personave të lidhur me pasdaranët, duke lënë të kuptohet një qëndrim selektiv në lidhje me pjesëmarrësit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion