Vritet një burrë në Francë, autori arratiset. Policia paralajmëron qytetarët
Lajmifundit
/
20 October 2021, 21:38
Bota

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Francë. Një burri iu gjet koka e prerë në qytetin e Bolen.
Policia ka nisur kërkimet për një të dyshuar, i cili konsiderohet si i rrezikshëm dhe është i pajisur me thikë, ndërsa aktualisht ndodhet në arrati.
Sipas AFP, rasti nuk ka lidhje me një sulm terrorist.

Policia ka shpërndarë një foto të autorit në Facebook, duke u bërë thirrje banorëve të mos i afrohen atij nëse e shohin dhe të telefonojnë autoritetet.


