Vret partneren, më pas vetëvritet duke u hedhur nga çatia e shtëpisë! Plagoset e moshuara që tentoi të shpëtonte vajzën

Bota

Vret partneren, më pas vetëvritet duke u hedhur nga çatia e

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 40-vjeçare u godit me thikë për vdekje nga partneri i saj.

Tragjedia u shënua në provincën e Salernos, 40-vjeçari Diego Di Domenico sulmoi 8 herë me thikë partneren, Anna Tagliaferri, gjithashtu 40 vjeçe).

Ai plagosi lehtë edhe nënën e saj, e cila u përpoq ta mbronte vajzën. 

Më pas ai u ngjit në çatinë e shtëpisë dhe i dha fund jetës duke u hedhur nga lartësia.

Tagliaferri ishte një biznesmene e njohur në qytet, bashkëpronare me vëllezërit e saj e një pasticerie.

Disa muaj më parë, biznesmenja u nderua nga kryetari i bashkisë Vincenzo Servalli në Bashkinë e Cava de’ Tirreni për 50-vjetorin e kompanisë. Atë ditë, përkrah saj dhe familjes së saj të ngushtë, ishte Diego, gjithashtu i përfshirë në biznesin familjar, me të cilin ajo kishte filluar të jetonte pak më pak se një vit më parë.

Dëshmitarja e vetme e sulmit, ajo tani ndodhet në spital në gjendje shoku.

ME TE LEXUARAT