Vrau nënën dhe e varrosi pranë një pylli për t’i marrë pensionin, zbardhet dëshmia e djalit në Itali: Kisha frikë se…

Bota

Vrau nënën dhe e varrosi pranë një pylli për t’i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 58-vjeçar është  vënë në pranga pasi dyshohet se vrau nënën e tij 86-vjeçaree.

Mediat italiane raportojnë së 58-vjeçari e kishte varrosur trupin e saj në një pylli pranë Palazzina di Caccia në Torino.

E moshuara ishte shpallur e zhdukur prej një muaji, ndërsa alarmin e ngriti një e njohur e 86-vjeçares, e cila kishte humbur kontaktet me të.

Policia italiane kontaktoi djalin e saj dhe e mori në pyetje. Ai pretendoi se trupin e mamasë së tij e kishte varrosur pasi ajo kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Më pas djali i të moshuarës ndryshoi dëshminë dhe pranoi se e kishte vrarë dhe varrosur, duke deklaruar se kishte frikë të humbiste pensionin e saj, që sipas tij ishte i vetmi burim të ardhurash.

Hetimet vijojnë për të sqaruar motivet dhe rrethanat e plota të krimit, ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion