Qeveria e Kosovës dërgon në Kuvend buxhetin për vitin 2026

Kosovë&Rajon

Qeveria e Kosovës dërgon në Kuvend buxhetin për vitin 2026

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e parë procedoi në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026. Kryeministri Albin Kurti tha se vlera e buxhetit është katër miliardë euro.

Ky buxhet parasheh 867 milionë euro për komunat dhe pagën e 13-të.

Kryeministri Albin Kurti tha se paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik do të paguhet sapo të hyjë në fuqi ligji i buxhetit.

“Është buxhet me vlerë prej 4 miliardë euro. Për komunat parashihen 867 milionë euro. Ky buxhet përmban edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik, që do të paguhet sapo të hyjë në fuqi ligji i buxhetit”, tha Kurti.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se ky buxhet prej 4 miliardë eurosh financohet nga të hyrat buxhetore prej 3.64 miliardë euro, ndërsa pjesa tjetër është financim, qoftë i huamarrjes apo metodave të tjera përmes deficitit.

“Është një projektligj i cili ishte proceduar sipas afateve ligjore dhe si pamundësi për të miratuar në kuvend, po e ri procedojmë edhe njëherë. Projektligji i buxhetit për 2026 përmban shifrën 4 miliardë euro, kjo financohet nga të hyra buxhetor prej 3.64 miliardë euro, ndërkaq pjesa tjetër është financim qoftë huamarrje apo metoda të tjera përmes deficitit”, tha Murati.

Në këtë mbledhje u miratua edhe zgjatja e buxhetit për muajin mars, siç parashihet me ligj, për shkak të disa pagesave që nuk mund të presin miratimin në dy lexime.  /Kosovapress

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion