Vrau burrin me cianur që të qëndronte me të dashurin, arrestohet 36-vjeçarja

Bota

Vrau burrin me cianur që të qëndronte me të dashurin,

Zbardhet një histori e tmerrshme në Itali, ku një grua vrau burrin e saj me cianur në mënyrë që të qëndronte me të dashurin e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Termini dy vite më parë dhe tashmë policia ka vënë në pranga 36 vjeçaren Loredana Graziano, nën akuzën se ka organizuar vrasjen e ish bashkëshortit të saj.

Denoncimi u bë pikërisht nga ish i dashuri, i cili vendosi të rrëfejë ngjarjen thriller që çoi në zhvarrosjen e trupit të Sebastiano Rosella Musico pas dy vitesh dhe kryerjen e një autopsie.
Ish i dashur tregoi tek karabinierët se Loredana kishte përdorur cianur “për të hequr qafe” ish bashkëshortin e saj.

Pas këtyre deklaratave shokuese dhe autopsisë u arrit të vërtetohej se Sebastiano nuk kishte vdekur për shkaqe natyrore, gjë që çoi në arrestimin e 36-vjeçares.
Mësohet se ish i dashuri i Loredanës vendosi të hakmerrej ndaj saj pas ndarjes dhe urdhrit të mbrojtjes që ajo kishte marrë për ta mbajtur larg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion