Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, rindërtohet për herë të dytë skena e krimit

Bota

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, rindërtohet për herë

Ka nisur mbrëmjen e kësja të marte rindërtimi i skenës së krimit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ngjarje e ndodhur në muajin prill të vitit 2021.

Mësohet se Policia e Elbasanit ka nisur vendosjen e shiritëve rrethues dhe ndalimin e parkimit për tu lënë ekspertëve hapësirë të punojnë. Gjykata ka caktuar tre ekspertë, njëri prej tyre ekspert balistik dhe i vendngjarjeve në policinë e shtetit.

Eksperimenti hetimor vjen pas kërkesave të të akuzuarit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj i cili kërkoi të caktohet këndi i qitjes jo vetëm prej tij por edhe dy persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende pas kësaj ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion