Dominimi i pjesës së parë nuk mjafton, Kosova mposhtet në miqësore nga Hungaria

Aktualitet

Dominimi i pjesës së parë nuk mjafton, Kosova mposhtet në

Kosova u mposht në miqësore nga Hungaria me rezultatin 2-0. Humbja e parë për trajnerin Foda në stolin e "Dardanëve", në një ndeshje me dy tablo.

Në pjesën e parë, Kosova ishte ajo që dominoi në lojë dhe në raste, ndërsa ekip vendas u vërshëllye edhe nga tifozeria e vet e cila pa shpesh Hungarinë të mbyllur në gjysmëfushën e saj.

Në fraksionin e dytë të lojës, vendasit nisën të shfaqeshin më shpesh para Muriç dhe Soboslai u dha qetësinë me një gjuajtje të devijuar, duke i kaluar në avantazh.

Më pas, ata e kishin të thjeshtë të administronin minutat dhe para fundit, goditën për herë të dytë me Nagi, për të vulosur fitoren 2-0.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion