Vrasja e 50-vjeçarit shqiptar në Selanik, polica bien në gjurmët e autorit nga targa e automjetit

Bota

Vrasja e 50-vjeçarit shqiptar në Selanik, polica bien në

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit shqiptar në Selanik, mesditën e sotme nga bashkatdhetari i tij. Mediat greke bëjnë me dije se policia është ende duke hetuar rastin dhe kanë arritur të identifikojnë autorin nga targat e  makinës me të cilën ai udhëtonte.

Sipas të njëjtave burime, bëhet fjalë për një burrë nga Shqipëria i cili në të kaluarën është i akuzuar autoritetet për vepra penale. Hetimet për gjetjen e tij janë duke vazhduar, por deri më tani vazhdon të jetë ende në kërkim.

Kujtohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta para orës 13:00, ku viktima u qëllua rëndë në shpatull dhe për pasojë ndërroi jetë më vonë.  Sipas informacioneve, viktima 50-vjeçare me origjinë shqiptare është qëlluar me të paktën dy plumba, ende nuk janë zbardhur arsyet që çuan në tragjedi. Ky është momenti i ekzekutimit të 50-vjeçarit shqiptar në Selanik nga bashkëatdhetari i tij.

Sipas siç shihet në video, viktima debaton me autorin që ndodhej brenda mjetit dhe e godet nga dritarja e makinës me një zinxhir që mbante në dorë.

 Në këtë moment, shqiptari e qëllon 51-vjeçarin me 3 plumba dhe viktima bie në trotuar.

 

Viktima dhe autori sipas mediave greke kanë qenë miq me njëri-tjetrin.

Sherri nisi në një lokal ku po pinin kafe së bashku, më pas autori dhe viktima janë larguar me makina për tu konfliktuar sërish pranë një karburanti.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion