Deputeti evropian ironizon dhunën në Kuvendin e Kosovës: Mirë se vini në zonën Shengen

Kosovë&Rajon

Deputeti evropian ironizon dhunën në Kuvendin e Kosovës:

Deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Martin Sonnebord ka ironizuar dhunën e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Sonneborn ka shpërndarë në Twitterin e tij një video nga momentet e dhunës në Parlamentin e kosovar, ku u godit edhe kryeministri Albin Kurti.

Deputeti i PE ka shkruar me ironi se Bashkimi Evropian ka miratuar vizat për Kosovën 4 muaj më parë.

“Në prill, Parlamenti i BE-së hapi rrugën për Kosovën: Mirë se vini në zonën Shengen nga 1 janari 2024! (Seanca e Kuvendit me Kryeministrin Albin Kurti, 13 korrik 2023)” , shkroi deputeti europian.

Parlamenti Evropian miratoi më 18 prill vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, tha se nuk kishtea snjë kundërshtim për miratimin e vizave për Kosovën, prandaj dhe ky proces u bë pa votim. Zbatimi i vendimit nuk do të shtyhet më larg se 1 janari i vitit 2024.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion