Shpërthimi me tritol shkatërroi banesën e Preng Pjetri, deputetja Metaliaj lëshon deklaratën

Politikë

Shpërthimi me tritol shkatërroi banesën e Preng Pjetri, deputetja

Tritoli i vënë paraditen e kësaj të hënë në banesën e deputetit Preng Pjetri, ka reaguar menjëherë deputetja e PD në qarkun Lezhë, Lindita Metaliaj, duke dyshuar se mund te jetë bërë për hakmarrje politike.

Në profilin e saj në rrjetin social ‘Facebook’ ka publikuar videon e banesës së Pjetrit teksa shihet se pjesa më e madhe e banesës është dëmtuar.

Postimi i plotë:

"Një shpërthim me eksploziv rreth orës 2 pas mesnatës, ka dëmtuar keqas shtëpinë e Preng Ndue Pjetrit, kryetar i PD në fshatin Ungrej. Z. Pjetri ka qenë në banesë me bashkëshorten dhe nënën e moshuar kur ka ndodhur shpërthimi.

Zbardhet vendimi i fundit i Qeverisë për lumin Vjosa

Akti terrorist i mesnatës të bën të dyshosh për pistën e hakmarrjes politike. Takimi entuziast në Lezhë i kryetarit të PD Sali Berisha në prezantimin e kandidatit për kryetar bashkie, Pashk Gjoni, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i seksionit Ungrej Pjetri, me shumë bashkëfshatarë, ka angazhuar me sulme verbale shumë patronazhistë e aktivistë të Rilindjes dhe të emëruarit 6 % në krye të bashkisë Lezhë. Dhuna verbale pasohet gjithmonë nga dhuna materiale.

Ndërkohë që nuk duam të arrijmë në përfundime, i bëjmë thirrje Policisë dhe strukturave ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre, të hetojnë dhe të çojnë pas hekurave si dorasët ashtu dhe porositësit e këtij akti terrorist.

Dalin në skenë dy emrat e njohur që do të sfidojnë Belind Këlliçin në Tiranë për zgjedhjet vendore, ja “kurthi” i Alibeajt për Sali Berishën

E dënojmë burracakërinë e vendosjes së eksplozivit në shtëpinë e z. Pjetri, një akt kundër ligjeve të shtetit dhe Kanunit të maleve. Demokratëve dhe qytetarëve të Lezhës u bëjmë thirrje të mos kenë frikë.

Ata që duan të mbjellin panik janë në panik nga humbja e sigurt me 14 maj, dhe atë ditë do të marrin edhe përgjigjen që meritojnë nga vota juaj," përfundon znj. Metaliaj. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion