Vodhi pesë ora luksoze nga shtëpia e Casillas, arrestohet shërbëtorja e ish-portierit legjendar të Spanjës

Bota

Vodhi pesë ora luksoze nga shtëpia e Casillas, arrestohet

Policia Kombëtare spanjolle ka arrestuar punëtoren shtëpiake të ish-portierit të Real Madridit, Iker Casillas, së bashku me një burrë të dytë, për përfshirjen e tyre në vjedhjen e pesë orëve luksoze nga banesa e tij.

Sipas mediave spanjolle, dy prej orëve të vjedhura janë rikuperuar, ndërsa kërkimet për tre të tjera ende vazhdojnë.

Casillas raportoi vjedhjen më 16 tetor, pasi vuri re mungesën e orëve nga shtëpia e tij. Hetimi mori kthesë të shpejtë kur autoritetet zbuluan se dy të dyshuarit po planifikonin të largoheshin nga vendi, çka çoi në arrestimin e tyre më 21 tetor.

Burime nga policia konfirmuan se rasti u zgjidh falë reagimit të menjëhershëm të oficerëve hetimorë, të cilët tani janë përqendruar në gjetjen e objekteve të mbetura.

Përfshirja e një personi të besuar dhe të afërt me ish-portierin e kombëtares spanjolle e ka bërë ngjarjen edhe më tronditëse, duke shtuar ndjesinë e tradhtisë ndaj besimit të vendosur në punonjësen e shtëpisë.

Identiteti i bashkëpunëtorit të dytë nuk është bërë ende publik, ndërsa të dy të arrestuarit janë paraqitur tashmë para gjykatës. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht mënyrën e kryerjes së vjedhjes dhe për të rikuperuar plaçkën e mbetur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion