Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

Aktualitet

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/

Një ngjarje tragjike e ndodhur në shkurt të vitit 2019 në Brazil vazhdon të mbetet e pazbardhur, ndërsa familja e viktimës shqiptare kërkon ende drejtësi. 28-vjeçari Alban Gropçaj, i cili kishte shkuar në Brazil për disa ditë pushime me pronarin e tij italian, u ekzekutua me armë zjarri në një rrugë të Fortalezas, qytet bregdetar me mbi 2 milionë banorë.

Sipas familjarëve, Albani ishte një djalë i qetë dhe punëtor, pa asnjë përfshirje në çështje kriminale. Vëllai i tij, Iliri, shprehet se vrasja i ka ndryshuar jetën të gjithëve.

“28 vjeç të vritet pa bërë asgjë? Pas 6 vitesh ende presim drejtësi, sepse Brazili po e zvarrit shumë çështjen”.

Hetimet e para në Brazil çuan në arrestimin e pronarit italian, Guido Bertola, i cili ndodhej me Albanin në momentin e ngjarjes. Sipas dëshmive, dy persona me motor i detyruan të ndalonin makinën dhe qëlluan tre herë në drejtim të 28-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend. Guido u gjet në vendngjarje i tronditur, por pa lëndime.

Familjarët dyshojnë se pas pushimeve të përsëritura në Brazil dhe presionit psikologjik që Albani ndiente nga punëdhënësi i tij, mund të fshihet një motiv më i errët.

Pavarësisht kalimit të viteve, drejtësia braziliane ende nuk ka përcaktuar autorët apo motivin e saktë të vrasjes.

“Ne duam vetëm të dimë pse dhe kush e vrau Albanin,”- thotë motra binjake e tij, Ana./Emisioni “Piranjat”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion