Pedagogia shqiptare nga Suedia i bashkohet protestës për Zvërnecin: Është momenti për bashkim kombëtar!

Aktualitet

Pedagogia shqiptare nga Suedia i bashkohet protestës për

Protesta kundër ndërtimit të një resorti luksoz në Zvërnec ka hyrë në ditën e pestë në Tiranë, ndërsa qytetarët vijojnë të kërkojnë anulimin e projektit që, sipas tyre, rrezikon një nga zonat më të rëndësishme natyrore të vendit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Mes protestuesve ishte edhe Sindi Sheri, pedagoge shqiptare që jeton dhe punon në Suedi, e cila tha se ka ardhur në Shqipëri për t’iu bashkuar kauzës në mbrojtje të Zvërnecit. Në fjalën e saj, Sheri bëri thirrje për bashkim kombëtar.

“Kam vite që jetoj atje. Mu desh që të vija rrufe, jo vetëm që të kërkoj mbrojtjen e trojeve, por anë e mbanë na vjen turp që jemi shqiptarë, për shkak të politikanëve tanë.

Dua ta lë vendin atje dhe do të vij këtu. Jam e prekur emocionalisht, kjo është e padurueshme. i bëj thirrje diasporës që të lënë vendet dhe të vinë këtu. Është momenti për bashkim kombëtar!”, u shpreh ajo.

Ashtu si në katër ditët e mëparshme, qytetarët u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej, nga ku marshuan drejt Kryeministrisë, duke kërkuar ndalimin e planit për ndërtimin e resortit në Zvërnec dhe mbrojtjen e zonës nga ndërhyrjet që i konsiderojnë të dëmshme për mjedisin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion