Korreshi në Kuvend: Zvërneci; pika që derdhi gotën, "61 bashki" merrini e mos u fryfshi

Aktualitet

Korreshi në Kuvend: Zvërneci; pika që derdhi gotën, "61

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij, ka shpërthyer ndaj deputetëve të mazhorancës, teksa tha se Zvërneci ishte pika që derdhi gotën për arrogancën e tyre.

Korreshi tha se gjendja ekonomike shqiptarëve është ë e rënduar teksa tha se pensionistët luten që të mos ftohen në dasmë dhe xhenaze, pasi nuk kanë të ardhura dhe mbahet me lekët e fëmijëve.

“Zvërneci ishte pika që derdhi gotën për arrogancën tuaj. Ajo tërheqja zvarrë është piktura më e shëmtuar që i keni dhënë këtij vendi në 13 vite pushtet. Ka të majtë e të djathtë në protestë.

Flisni për pensionet, por a i keni pyetur ndonjëherë pensionistët se si e mbyllin muajin? Kam pyetur nënën time, merr 128 mijë lekë të vjetra. Cila Europë të fut me 100 euro? Nuk pret dot as biletën e avionit. Cila Europë të fut me 100 euro, spret dot biletën e avionit. Njerëzit thonë ishalla sme ftojnë në dasëm se s’kanë lekë të shkojnë në sebepe e xhenaze, e mbajnë frymën gjallë me atë që u sjellin femijet”, tha ai.

Po ashtu Korreshi ironizoi deklaratat nga mazhoranca, për fitore politike në të gjitha bashkitë e vendit. 

“Ju që thoni do të marrim 61 bashki, merrini e mos u fryfshi. Shikoni sa ndihmë ekonomike marrin njerëzit, 27 mijë lekë. Nuk mban dot frymën gjallë. Duhet të dëgjojmë ulërimat e tyre dhe të shihemi në pasqyrë për të parë çfarë është bërë në këto 30 e ca vite. Prandaj janë derdhur në shesh, sepse u tregoni arrogancë dhe ua përplasni dyert në fytyrë në zyrat e shtetit”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion