Vjehrri vret me armë dhëndërin në Greqi

Bota

Vjehrri vret me armë dhëndërin në Greqi

Një ngjarje e rende dhe brutale ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Agia Varvara të Greqisë, ku një 69-vjeçar ka marrë pushkën dhe ka qëlluar për vdekje dhëndrin e tij 57-vjeçar, baba i dy fëmijëve të mitur.

Sipas gazetes greke Protothema, para të shtënave dyshohet se ka pasur një përleshje, por ende nuk dihen shkaqet që çuan në tragjedi.

Pas vrasjes, një i afërm i autorit, i cili mësohet se është punonjës policie, ka njoftuar policinë

Ata gjetën të vdekur në oborrin e shtëpisë 57-vjeçarin, me profesion mjek .

“Ata janë një familje e mirë. Nuk kishim dëgjuar që kishte ndodhur gjë”, tha një e afërme viktimës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion