Vizita në SHBA/ Pas Vuçiç, sëmuret papritur edhe kryeministri sllovak Robert Fico

Bota

Vizita në SHBA/ Pas Vuçiç, sëmuret papritur edhe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka lënë spitalin pasi u ndje papritur keq. Mjekët nga Spitali Ushtarak i Beogradit bëjnë me dije se kreu i shtetit serb ndodhet në gjendje të kënaqshme. Aleksandar Vuçiç u sëmur papritmas dhe si rrjedhojë ndërpreu vizitën në SHBA “për shkak të problemeve shëndetësore”.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe me kryeministrin sllovak Robert Fico gjatë ditëve të fundit, i cili anuloi vazhdimisht daljet e paralajmëruara publike, gjë që shkaktoi spekulime për “përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore”.

Të dy liderët kanë njoftuar pjesëmarrjen në paradën ushtarake në Moskë më 9 maj, gjë që ngre pyetjen nëse Vuçiç e Fico po kërkojnë justifikim për të mos shkuar në Rusi, duke pasur parasysh kritikat dhe presionin nga Bashkimi Europian për të mos marrë pjesë në paradën e Putinit në mes të agresionit rus kundër Ukrainës.

Vuçiç kishte njoftuar më parë se planifikon të udhëtojë në Moskë javën e ardhshme për një paradë ushtarake që shënon Ditën e Fitores. Ky njoftim shkaktoi kritika dhe presion nga BE, i cili pret që vendet kandidate dhe anëtare të përmbahen nga pjesëmarrja në ngjarjet e organizuara nga Rusia. Njëkohësisht, kryeministri i Sllovakisë ka "anuluar" papritmas orarin e tij të punës disa herë gjatë ditëve të fundit, njoftoi stacioni televiziv sllovak TV Noviny.

Robert Fico nuk u shfaq në festimet e planifikuara të Ditës së Majit në qytetin Velke Zaluzhye. “Programi i punës së kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico, për 1 maj është anuluar”, thuhet në një njoftim zyrtar të qeverisë sllovake, pa detaje shtesë. Kryetari i komunës Velki Zaluzhy, Milan Biro, tha se nuk kishin marrë asnjë informacion për arsyen e anulimit. Kjo nuk është hera e parë që Fico ndryshon orarin në minutën e fundit. Në prill, ai anuloi një konferencë për media dhe ligjëratë në Britaninë e Madhe.

Ish-presidenti çek, Milosh Zeman më vonë zbuloi se arsyeja ishte një përkeqësim i shëndetit të tij pas një atentati vitin e kaluar. Ende nuk dihet nëse Vuçiç dhe Fico do të marrin pjesë në paradën e planifikuar për 9 maj në Moskë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion