I biri 29-vjeçar 24 orë nën dhe, babai: Institucionet të na ndihmojnë, po gërmojmë vetë! Vetëm 7 ushtarë me çizme dhe lopata

Aktualitet

I biri 29-vjeçar 24 orë nën dhe, babai: Institucionet të

Në Qafën e Burrelit prej 24 orësh vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me eskavator kur një masiv i madh dheu e zuri poshtë në fabrikën e përpunimit të Kromit. 

Nerim Beshiri, babai i 29-vjeçarit, mes dhimbjes apelon autoritetet shtetërore ta ndihmojnë të gjejnë të birin.

Ai thotë se kanë ardhur vetëm 7 ushtarë por me mjetet që ato kanë në dispozicion është e pamundur gjetja, pasi rrëshqitja është gati 4 km.  

"Kanë ardhur 6-7 ushtarë, kanë ardhur vetëm me cizme dhe lopata. Nuk bëhet kjo punë kështu, duhen makina të mëdha. Na duhen mjete të specializuara apo edhe qen i përgatitur për zbulime të tilla. Kemi nevojë për ndihmë, institucionet të më ndihmojnë të gjejmë djalin",- shprehet Nerim Beshiri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion