Videoja virale, sërfistja ruan qetësinë pranë peshkaqenit gjigand

Bota

Videoja virale, sërfistja ruan qetësinë pranë peshkaqenit

Një nga frikërat më të mëdha të njerëzve në det është përballur nga një grua në Florida, SHBA. Gjatë garës me vozis, një peshkaqen kokë çekiç e ndoqi atë. Malea Tribble, e cila po konkurron në kampionatin e fibrozës cistike, një garë 83 miljesh nga Bimini në Bahamas deri në plazhin e liqenit Ëorth në Florida, nuk e humbi qetësinë.

Ajo ishte rreth gjysmës së rrugës përtej Gulf Stream, pothuajse 40 milje nga Florida kur maja e çekiçit preku diçka në tavolinën e serfit.

“Në fillim ndjeva disa gunga në fund të tabelës sime, por nuk i kushtova vëmendje, duke menduar se mora disa alga në pendën time”, tha Tribble për Fox 35. Më pas peshkaqeni e ndoqi gruan për disa metra.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Crossing For Cystic Fibrosis (@crossingforcf)

“Bazuar në reagimin e tij, e kuptova menjëherë se ishte një peshkaqen. Nuk e dija sa i madh apo saktësisht se ku ishte”, tha Tribble.

 

ME TE LEXUARAT