Video/ U maskuan si oficerë policie, banda e armatosur grabit punishten e arit në Francë

Bota

Video/ U maskuan si oficerë policie, banda e armatosur grabit punishten e

Një grabitje ka bërë bujë në Francë, pasi një grup personash të armatosur dhe të maskuar si oficerë policie sulmuan një punishte ari në jug të vendit.

Grabitësit e pajisur me armë automatike dhe eksplozivë sulmuan punishten “Pourquery” në Lyon, e specializuar në përpunimin e metaleve të çmuara.

Dëshmitarët okularë raportuan se autorët, të veshur si policë, thyen xhamat e laboratorit dhe hynë me forcë brenda.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon grabitësit duke përdorur një shkallë për të kaluar gardhin e laboratorit. Policia njoftoi se ka arrestuar pesë të dyshuar dhe se mallrat e vjedhura janë rikuperuar.

Ngjarja ndodhi në të njëjtën ditë kur pesë persona të tjerë u arrestuan në lidhje me grabitjen e bizhuterive në Luvër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion