VIDEO/ Rritja e çmimit të naftës, shoferët bllokojnë rrugët me protesta

Rritja e çmimit të karburanteve ka nxitur protesta masive në Paris, ku dhjetëra shoferë kamionësh dhe autobusësh kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësinë e tyre.
Rreth 150 mjete të rënda kanë bllokuar akset kryesore të qytetit, duke lëvizur me shpejtësi të ulët dhe duke përdorur boritë si formë proteste.
Opération escargot en cours à Paris sur le périphérique.
— CLPRESS / Agence de presse (@CLPRESSFR) March 30, 2026
Les transporteurs routiers manifestent à l'appel des organisations syndicales contre la hausse des prix des carburants suite au conflit en Iran. pic.twitter.com/EFTlIU0iqX
Ky aksion ka shkaktuar kaos në trafikun e kryeqytetit francez, me vonesa të shumta dhe radhë të gjata automjetesh në disa nga rrugët kryesore.
Qytetarët janë përballur me vështirësi në lëvizje, ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e saj.
Protestuesit kërkojnë ndërhyrje nga qeveria për uljen e çmimeve të karburanteve, duke theksuar se kostot e larta po rëndojnë ndjeshëm mbi punën dhe jetesën e tyre. Situata ka hapur debate të forta mbi politikat energjetike dhe ndikimin e tyre tek qytetarët dhe bizneset.


