Video/ Pamje spektakolare nga vullkani në Hawaii, lava ngrihet disa metra në ajër
Lajmifundit
/
24 Dhjetor 2025, 18:30
Bota

Shatërvanë lave të ndezur shpërthyen nga vullkani Kīlauea në Hawaii.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara retë e kuqe të zjarrta nga dalja jugore u ngritën deri në 420 metra në qiell, ndërsa shatërvanët nga dalja veriore arritën lartësinë 280 metra.
Shërbimit Gjeologjik e cilësoi këtë aktivitet si Episodin 39 të ciklit aktual të shpërthimeve. Shpërthimi përfundoi papritur më 24 dhjetor, pas gati gjashtë orësh aktivitet të vazhdueshëm, gjatë të cilit u nxorën rreth 10 milionë metra kub lavë.
BREAKING: Episode 39 of Kilauea’s ongoing eruption has begun. ???? pic.twitter.com/PumM5qQMz0
— Volcaholic ???? (@volcaholic1) December 24, 2025


