VIDEO/ Moska përfshihet nga stuhi dëbore në pranverë! Anulohen fluturime dhe shpallet alarm portokalli në kryeqytet

Bota

VIDEO/ Moska përfshihet nga stuhi dëbore në pranverë!

Anulime fluturimesh, pemë të rrëzuara nga pesha e borës dhe autoritetet që u bëjnë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm.

Kjo është panorama në Moskë pas një… stuhie dëbore që goditi kryeqytetin rus në mes të pranverës, zbuluan gazetarët e AFP.

Qendra Meteorologjike Ruse ka shpallur një alarm portokalli për kryeqytetin, i cili do të mbetet në fuqi deri nesër, të martën, në mëngjes. Dhjetëra fluturime u anuluan ose u vonuan në aeroportet e Moskës, me Vnukovo që përballet me problemet më të mëdha, sipas mediave ruse.

Kryetari i bashkisë Sergei Sobyanin u bëri thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm.

 

ME TE LEXUARAT