VIDEO/ Makina i përplasi para derës së kopshtit, shpëtojnë mrekullisht nëna dhe 2 fëmijët në SHBA

Një nënë dhe dy fëmijët e saj në New Jersey shpëtuan mrekullisht pasi u përplasën nga një makinë teksa po dilnin nga kopshti.
Një video e publikuar e kapur nga kamerat të sigurisë së kopshtit tregon momentin kur Patrice Pisani del nga dera e kopshtit me dy djemtë e saj. Papritmas një makinë me shpejtësi të lartë vjen në drejtimin e tyre teksa nëna tenton të tërheqë fëmijët.
NEW: Drunk driver slams into the front of a preschool in Freehold Township, New Jersey, hits a mother and her children.
— Collin Rugg (@CollinRugg) February 18, 2026
68-year-old Angela Arrigo, who was reportedly picking up a child, was arrested and charged with driving while intoxicated.
The back of the car was seen… pic.twitter.com/DAlMpqeMlk
Nëna arriti të nxirrte njërin nga djemtë nga rruga disa sekonda para se makina të përplasej me një shtyllë. Më pas makina goditi nënën dhe fëmijën e saj më të madh në pjesën e pasme, duke bërë që ata të binin në tokë.
Djali më i vogël pësoi djegie në këmbë, nëna e tij u godit në shpinë dhe qafë, ndërsa djali më i madh pësoi lëndime të lehta. Shoferja 68-vjeçare, Angela Arrigo u arrestua dhe akuzohet për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe rrezikim të mirëqenies së një fëmije.


