Video/ Horror në mes të rrugës, i riu vritet me thikë teksa xhironte një videoklip

Bota

Video/ Horror në mes të rrugës, i riu vritet me thikë teksa

Një ngjarje horror është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Brixton të Britanisë së Madhe. Një djalë i ri është goditur për vdekje me thikë teksa xhironte videoklipin e një kënge.

Sipas “The Sun”, Shane Jerome u qëllua nga disa persona të pa identifikuar teksa ishte duke xhiruar videoklipin. Mes tyre nuk ka pasur konflikt të mëparshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Londrës jugore në Brixton high Street. Në videot e publikuara në media, shihet një grup të rinjsh të cilët performonin për videoklipin e muzikës, të rrethuar nga makina luksoze.

Në një video tjetër shihen teksa të rinjtë vrapojnë dhe Jerome i shtrirë në tokë. Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga ambulanca, i riu nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion