VIDEO "epike"! Ambasadori amerikan nuk pyet, i veshur me kostum bën pompa me marinsat në zyrë

Bota

VIDEO "epike"! Ambasadori amerikan nuk pyet, i veshur me kostum

Ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, tërhoqi vëmendje gjatë një vizite zyrtare në Gjenevë, ku mori pjesë në një stërvitje fizike me Detashmentin e Sigurisë së Marinës që shërben në misionin amerikan.

I veshur me kostum dhe kravatë, ai u ul në dysheme pranë marinsave dhe realizoi pompat me të njëjtin ritëm si ata, pa u ndalur. Në videon e publikuar, Waltz dëgjohet duke u dhënë ritëm dhe duke i inkurajuar ushtarët gjatë ushtrimeve nën dritat e sallës.

Në përfundim të stërvitjes ai deklaroi “gati për detyrë”, ndërsa festoi me personelin ushtarak, duke theksuar se gatishmëria operacionale fillon me lidershipin.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të vizitës së tij te kontingjenti amerikan në Gjenevë, i cili ka përgjegjësinë për sigurimin e interesave të Shtetet e Bashkuara gjatë negociatave ndërkombëtare për tregtinë, armët dhe çështjet e të drejtave të njeriut. Sipas raportimeve, marinsat ruajnë standarde shumë të larta fizike, ndërsa ambasadori zgjodhi të marrë pjesë personalisht për të treguar mbështetje dhe shembull lidershipi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion