Grabitja e filialit të FiBank, policia jep detaje: Autori mori 8 milionë lekë! Iu sekuestrua arma dhe shuma e parave

Aktualitet

Grabitja e filialit të FiBank, policia jep detaje: Autori mori 8

Policia e Tiranës ka dhënë të tjera detaje në lidhje me grabitjen e filialit të FiBank një ditë më parë (12 shkurt) në Tiranë. Në njoftimin zyrtar blutë e kryeqytetit sqarojnë, se autori Bardhyl Fusha 61 vjeç arriti që të marrë 8 milionë lekë të vjetra.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhedin Llagami”, ku autori, i cili rezulton se është sipërmarrës në ndërtim hyrë në ambientet e bankës, me armë zjarri automatik, dhe ka marrë  800 000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe shuma e parave të vjedhura.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës dhe Jetës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, vunë në pranga shtetasin B. F., 61 vjeç, pasi dje, në rrugën “Muhedin Llagami”, ka hyrë në ambientet e një banke, me armë zjarri automatik, dhe ka marrë  800 000 lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe shuma e parave të vjedhura”, thotë policia.

Në dëshminë e tij para policisë ai tha se e kreu aktin e grabitjes pasi kishte borxhe. “Kam borxhe, ndaj hyra në bankë se me duheshin lekët”, tha ai.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion