VIDEO/ Sulme dhe kërcënime! Goditet organizata terroriste e lidhur me Iranin në Emiratet e Bashkuara Arabe

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë ndërmarrë një operacion të gjerë sigurie, duke goditur një organizatë të dyshuar terroriste me lidhje me Iranin, e cila dyshohet se po planifikonte sulme në territorin e vendit.
Në një deklaratë zyrtare, shërbimet e sigurisë bëjnë me dije se janë arrestuar disa persona, të akuzuar për përgatitjen e akteve terroriste dhe sabotimit, jo vetëm në Emirate, por edhe në vende të tjera të Gjirit. Sipas hetimeve paraprake, grupi kishte lidhje të drejtpërdrejta me Iranin.
Autoritetet kanë publikuar gjithashtu identitetet dhe fotografitë e 27 të arrestuarve, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tyre.
The UAE’s State Security Service has dismantled an Iranian-linked terror network and arrested 27 suspects accused of planning attacks aimed at undermining national unity and destabilizing the country through acts of terrorism and sabotage.
— Breaking911 (@Breaking911) April 20, 2026
VIA: @ariel_oseran pic.twitter.com/Dq4AzLgbHu
Një video nga operacioni është bërë publike, ku shihen momentet e ndërhyrjes së forcave të sigurisë për shpërbërjen e organizatës.
Në përfundim të deklaratës, autoritetet theksuan se Emiratet e Bashkuara Arabe do të vijojnë të mbeten “një fortesë e pathyeshme” përballë çdo kërcënimi, duke garantuar sigurinë dhe stabilitetin në vend.