Vendet e G7-ës kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve në luftën me Iranin

Ministrat e Jashtëm të G7 kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile në luftën me Iranin.
Në deklaratën e përbashkët, ata theksojnë qartë: “Kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile”.
Gjatë takimit, fokusi ishte edhe te ndikimi global i konfliktit.
“Po punojmë për iniciativa që zbusin goditjet ekonomike globale”, thuhet në deklaratë.
Ministrat rikthyen në vëmendje edhe rëndësinë e garantimit të lirisë së sigurt dhe pa tarifa të lundrimit në Ngushtica e Hormuzit.
Pjesë e G7 janë SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia, së bashku me Bashkimin Evropian./Shqiptarja


