Vdekja e mistershme e ministrit rus të Transportit, reagon Kremlini: Po hetojmë...

Bota

Vdekja e mistershme e ministrit rus të Transportit, reagon Kremlini: Po

Kremlini ka deklaruar se është “i tronditur” nga vdekja e papritur e ish- ministrit rus të Transportit, Roman Starovoit, lajmi për të cilin doli vetëm disa orë pasi ai u shkarkua nga Presidenti Vladimir Putin .

Starovoit u gjet i vdekur në makinën e tij jashtë Moskës me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit dhe dyshimi fillestar është se ai kreu vetëvrasje, thanë dje hetuesit shtetërorë.

I pyetur për vdekjen e Starovoit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Presidenti Putin ishte informuar për incidentin dhe e përshkroi atë si “tragjik dhe të trishtueshëm. Peskov nuk pranoi të spekulonte mbi shkakun e vdekjes së ish-ministrit, duke përmendur hetimin që është në vazhdim.

“Nuk ka si të mos i shokojë njerëzit normalë. Kuptohet, na tronditi edhe ne. Një hetim është duke u zhvilluar. Dhe është ky hetim që do t’u japë përgjigje të gjitha pyetjeve”, tha Peskov.

Dekreti presidencial që shkarkon Starovoit i publikuar dje  nuk dha asnjë arsye për shkarkimin e ministrit pas vetëm një viti në detyrë , megjithëse analistët politikë nxituan të ngrinin mundësinë që ai të jetë shkarkuar në lidhje me një hetim për korrupsion në rajonin që ai dikur drejtonte. Përpara se të emërohej ministër i transportit në maj 2024, Starovoit ishte guvernator i rajonit Kursk për gati pesë vjet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion